Tunelet natyrale në Irlandë – duken si në përralla

Vizitorët e Parkut Reenagross nga disa herë kalojnë nëpër këto tunele tepër të mrekullueshme të formuara nga degët e pemëve të quajtura rododendron, duke imagjinuar që për pak kohë kanë hyrë në ndonjë përrallë dhe kanë shëtitur në skenografinë e tyre

Jo rrallë të sapomartuarit shkojnë në këtë park për të bërë fotografi të rrethuar me mijëra lule.

Parku Reenagross në të vërtetë është siujdhesë mali i vendosur në peizazhin tepër të bukur të gjirit Kenmare, ndërkaq fillimisht ka qenë park privat i markezit nga Landownei (1739 – 1803) me shumë pak pemë.

Kështu siç është tani, parku është bërë në mesin e shekullit të 19-të kur aty kanë mbjellë shumë pemë dhe bimë të tjera.

Rododendron ka prejardhjen nga Himalaja, andaj është përshtatur në dimrat e lagësht dhe të ftohtë si edhe në verat e lagështa.

Kësaj bime më së shumti i përshtaten rajonet nën pemët e larta ku është pak në hije e mbrojtur nga erërat dhe ngricat.

Rododendron në botë ka më shumë se një mijë lloje, disa rriten edhe deri në 30 metra, ndërkaq lulet janë me nuanca të ndryshme të ngjyrave të kuqe, të vjollcës, të verdhës, të portokalltë dhe të bardhë, varësisht për cilin lloj është fjala.