Shyhretja ka një urim të veçantë për mbesën

Shyhrete Behluli është një ndër emrat më të dashur nga publiku kosovar dhe shqiptar,

Përveç jetës profesionale, ajo komentohet mjaft shumë edhe për jetën personale, pasi është edhe aktive në rrjete sociale dhe shpesh ndan me ndjekësit e saj fotografi të ndryshme.

Edhe familjarët e saj gjithashtu janë mjaft të përfolur në mediat rozë, pasi pothuajse të gjithë gëzojnë famë dhe njihen.

Sot feston ditëlindjen vajza e Njomzës, grimeres së famshme dhe mbesa e këngëtares, Elira Martinaj. Sigurisht nuk ka munguar urimi publik nga gjyshja e saj.

“Gzuar ditelindjen mbesa ime e pare, paç fat dhe shendet o yll” ka shkruar Shyhretja në mbishkrimin e fotografisë.