Rrahu gruan e tij në Prishtinë, policia i gjen armë dhe e arreston

 Policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë trajtimit të rastit është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë dhe një karikator me pesë fishekë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Prishtinë 22.02.2021 – 04:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë trajtimit të rastit është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë dhe një karikator me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje