Real Madrid rivalizon Cityn në garë për yllin e Interit

Real Madrid është duke konsideruar mundësinë që të rivalizojë Manchester Cityn, në garë për yllin e Interit, Romelu Lukaku.

Belgu ka treguar klasin e yllit botëror që nga kalimi në Seria A pas dy vite të vështira te Manchester United.

Sipas Athletic, “Qytetarët” e duan Lukakun, por raportimet e fundit të Todo Fichajes, kanë zbuluar se edhe Reali është duke vëzhguar situatën.

Lukaku ka realizuar 57 gola në 81 ndeshje për Interin, andaj është normale që top gjigantët evropianë ta kërkojnë.

Mirëpo, “Neurazzurët” e shohin si të pashitshëm dhe do konsideronin shitjen vetëm nëse ofrohen më shumë se 100 milionë euro.