Për shkak ndalesës në Maqedoni, Amdi Bajram bën dasmë për mbesën në Stamboll me 200 mysafir nga vendi

Ish deputeti Amdi Bajram këtë mbrëmje është duke bërë dasmë për mbesën e saj Perihan në Stamboll. Dasma është duke u zhvilluar në një anije në Bosfor me mbi 200 mysafir nga Maqedonia.
Në vendin tonë për shkak koronavirusit janë të ndaluara organizimi i dasmave, dhe për kët shkak Amdi Bajram ka vendosur që dasmën ta organizoj në Turqi ku nuk ka ndalesa.
Para një jave pasi në opinion u paraqit ftesa e dasmës së caktuar për më 11 tetor ish deputeti deklaroi se për shkak të masave të Qeverisë dhe rritjet së numrit të rasteve kanë vendosur që ta anulojnë dasmën