Një burr nga Skënderaj i ngacom seksualisht tri të mitura

Në komunën e Skënderajt, të shtunën ka ndodhur një sulm seksual.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se tri të mitura janë ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull.I njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe rasti mbetet nën hetime.“

Raportohet se tri viktima femra kosovare janë ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar dhe i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.