Ndodhë në Dubravë, përmes palltos tentohet të futet “marijuana”

Shërbimi Korrektues i Kosovës në Dubravë ka parandaluar futjen e lëndëve narkotike të llojit “Marijuan”.

Zyrtarët e ShKK-së kanë arritur që në gjërat që sjellin familjarët, saktësisht në një pallto, të gjejnë lëndë narkotike, transmeton Indeksonline.

Rreth këtij rasti, është iniciuar rast ndaj një familjari të dyshuar.

Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës./Indeksonline/

SHKK parandalon futjen e kontrabandës në QK Dubravë Sot rreth orës ‪‪15:45 në Qendrën Korrektuese në Dubravë…Posted by Shërbimi Korrektues i Kosovës on Monday, November 23, 2020