Merrni mësim dhe ju të tjerët, sekreti i lidhjes 13 vjeçare të Miriamit dhe Albanit qenka…


Ata janë një nga çiftet më të dashur të showbizit shqiptar, të cilët kanë arritur të fitojnë simpatinë dhe dashamirësinë e publikut jo vetëm falë artit të tyre, por edhe pozitivitetit që i karakterizon. Është e pamundur të mos i shohësh bashkë, aq sa shpeshherë mund të mendoni se ky çift, një ndër më të konsoliduarit mes artistëve, tashmë janë kthyer në një trup e shpirt të vetëm gjatë këtyre 13 viteve së bashku.

Por e dini cili është sekreti i marrëdhënies së tyre? Së fundmi, Miriami ka dhënë një intervistë për revistën “Class” ku edhe ka cekur këtë pjesë.

“Kemi ngulur themele shumë të forta bashkë në këto 13 vite. Kemi kaluar sfida të mëdha bashkë dhe këto na kanë lidhur shumë me njëri-tjetrin. Ardhja e dy fëmijëve në jetën tonë na ka ridimensionuar, lidhur dhe frymëzuar për të qenë akoma më të fokusuar tek e ardhmja dhe lumturia brenda familjes sonë. Jemi një çift i zakonshëm si gjithë të tjerët. Perfeksioni nuk ekziston. Qeshim, qajmë, duhemi dhe grindemi si çdo çift tjetër. Dhe është mirë kështu, sepse këto momente e mbajnë një lidhje gjallë”, u shpreh këngëtarja. Kujtojmë që Miriami dhe Albani janë prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe vogëlushit Duam.