Lisa Montgomery, gruaja e parë që do të ekzekutohet në SHBA prej vitit 1953

Qeveria amerikane do të ekzekutojë një grua për herë të parë që nga viti 1953. Sipas njoftimit të CNN, Lisa Montgomery, më 8 dhjetor të këtij viti, do ekzekutohet përmes dhënies së injeksionit vdekjeprurës në trupin e saj. Ajo në vitin 2004 ishte dënuar për vrasjen e një gruaje shtatëzënë në muajin e tetë, ku më pas ia kishte prerë barkun dhe rrëmbyer foshnjën.

Montgomery nuk është personi i vetëm që pritet të ekzekutohet këtë vit. Departamenti i Drejtësisë ka caktuar datat edhe për dy të tjerë. Gruaja e fundit që ishte ekzekutuar nga qeveria amerikane ishte Bonnie Brown Head, më 18 dhjetor të vitit 1953, që sipas të dhënave të Byrosë së Burgjeve në SHBA-në, ishte dënuar për rrëmbim dhe vrasje.

Gjithashtu gjatë vitit 1953, ishte ekzekutuar edhe Ethel Rosenberg për spiunazh, së bashku me bashkëshortin e saj, Julius, transmeton KOHA.

Ekzeutimi i Lisa Montgomeryt do të jetë i teti i Departamentit të Drejtësisë, ndërsa i nënti për Brandon Bernardin, i cili u dënua për vrasjen e dy ushtarakëve në Teksas në 1999. Ai do ekzekutohet me injeksion më 10 dhjetor.

Montgomery dhe Bernard po mbahen në burgun federal në Terre Haute.

Para këtij viti, qeveria federale nuk kishte ekzekutuar askënd nga dy gjinitë, që nga viti 2003 dhe vetëm katër persona që nga viti 1960, tregojnë të dhënat e Byrosë së Burgjeve.

Avokatët e Montgomeryt dhe Bernardit kanë thënë se ekzekutimi ndaj tyre do të ishte i padrejtë ndërsa për Montgomeryn ka thënë se është e sëmurë mendërisht, pasiqë në fëmijërinë e saj kishte përjetuar abuzim dhe nuk ishte përfaqësuar si duhet në gjykatë.