04.11.2020; Zuerich; FUSSBALL SUPER LEAGUE - FC Zuerich - FC Basel, Benjamin Kololli (Zuerich) Silvan Widmer (Basel) ; (Claudio Thoma/freshfocus)

Kololli kthehet nga lëndimi pas 2 javësh, i gatshëm për Kosovën

Benjamin Kololli është shumë afër rikthimit në fushë. 

Mesfushori kosovar nuk ka luajtur që më shumë se 2 muaj, pas lëndimit muskulor që pësoi në dhjetor. 

“Nëse gjërat shkojnë sipas planit, pas dy javësh do të rikthehem” deklaroi Kololli për Indeksonline. 

28 vjeçari sivjet ka zhvilluar 11 ndeshje me Zurichun në Kupë dhe kampionat, duke shënuar 4 gola. 

Kololli do të jetë i gatshëm për ndeshjet e kualifikuese të Kosovës që zhvillohen gjatë Marsit.