iPhone SE i ri mund të shtyhet për një vit

Duket se gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, nuk ka në plan që serinë e re të iPhone SE ta lansojë çdo vit. Sipas një postimi në Twitter të Ross Youngut, nga DisplaySearch dhe DSCC, iPhone SE të ri mund ta presim më 2022.

Kjo duket të jetë pak e vështirë në bazë të asaj se si Apple ka vepruar me iPhone SE në të kaluarën, transmeton KOHA. Kujtojmë se gjenerata e parë e iPhone SE fillimisht ka debutuar më 2016 dhe Appleit iu deshën katër vjet që të prezantojë modelin e ri. Kjo tregon se Apple në të vërtetë nuk po kërkon që ta bëjë iPhone SE një produkt vjetor.

Nuk dihet saktë se pse Apple nuk do ta rifreskojë iPhone SE-në çdo vit, ndoshta ka të bëjë me shpenzimet apo për shkak disponueshmërisë së pjesëve.

iPhone SE 2020 përdor procesorin A13 i cili debutoi me iPhonët e 2019-s. Në bazë të kësaj, mund të supozohet se iPhone SE i ardhshëm mund të përdorë procesorin e këtij viti, A14.

Megjithatë, A14 nuk përdoret vetëm nga iPhonët e 2020-s por atë e përdorin edhe iPadët dhe po ashtu pritet që ta përdorin edhe kompjuterët e rinj të Appleit, Silicon Mac. Po ashtu, është e mundshme që Apple mund të jetë duke pritur lansimin e procesorit A15 para se ta ripërdorë A14-shin për iPhone SE.Apple prezanton iPhone 12, Cook: Fillimi i një epoke të reKompania “Apple” paraqiti këtë të martë versionet e reja të iPhone-it. Bëhet fjalë për iPhone 12, i cili do të punojë me rrjetin 5G. Në prezantimin virtual, ndikuar nga pandmia e koronavirusit, shefi ekzekutiv i kompanisë…KOHA.net / 14 Oct

Gjithashtu, kujtojmë se Apple gjatë kësaj jave ka prezantuar iPhonët e rinj dhe shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Tim Cook, gjatë prezantimit ka thënë: “Sot është fillimi i një epoke të re për iPhone-n”. Por, duket se kjo “epokë” e re për Applein nuk ka filluar mirë pasi që pas prezantimit të iPhonëve të rinj aksionet e saj kanë rënë për 4 për qind, kështu duke i shkaktuar asaj humbje prej 81 miliardë dollarësh.Apple humb 81 miliardë dollarë pas zbulimit të iPhone 12 të riAksionet e Apple ka rënë për 4 për qind pas prezantimit të iPhone 12 të ri gjatë mbrëmjes së djeshme. Modelet e reja të telefonave janë zbuluar gjatë një ngjarje virtuale nga Apple Event në Kaliforni dje në mbrëmje,…