Gjyshet thonë se në darkë është keq,po kur duhet t’i prisni thonjtë fëmijëve të vegjël?

Thonjtë e fëmijëve janë shumë të butë, krahasuar me ato të të rriturve. Rriten më shpejt dhe bëhen shumë të mprehtë. Kjo është arsyeja pse duhet t’ja u presim shpesh. Prerja e thonjve tek fëmijët nuk është e thjeshtë, por është e nevojshme. Kur thoi i tyre rritet ka tendencë të bëhet i mprehë dhe në këtë mënyrë ata lëndojnë veten, por edhe të tjerët.

Por sa shpesh duhet t’i presim thonjtë fëmijës?

Dy herë në javë thonjtë e dorës dhe ato të këmbëve dy ose tre herë në muaj. Ajo që ka rëndësi është që t’jua mbani gjithmonë të shkurtër për të shmangur çdo lëndim gjatës ditës, por edhe kur fle gjumë.

Kur duhet t’i presim thonjtë?

Nëse thoi kalon majën e gishtit atëherë kjo është koha e duhur për t’i prerë. Mundohuni që pas prerjes të mos u lini kënde, por thoi të marrë një formë sa më të rrumbullakët.  Mund të gjeni edhe gërshërë në këtë formë që ta keni sa më të lehtë.

Sa shpesh duhet t’i presim thonjtë bebit?

Ashtu sikurse e përmëndëm dhe më sipër thonjtë e duarve duhet t’ja presim dy herë në javë dhe ato të këmbëve është e mjaftueshme edhe dy herë në muaj.

Por tek të sapolindurit?

Një fëmije që sapo ka lindur duhet t’ja prisni thonjtë der në javën e 6. Është mirë që të përdorni produkte që janë specifike për kujdesin e duarve të të vegjëlve dhe të mos i ngatërroni me ato të familjarëve.

Fëmijët e urrejnë momentin e prerjes së thonjve? Si ta bëni këtë moment sa më të lehtë?

Kur vjen momenti i prerjes së thonjve tek fëmija, të dyja palët nuk e kanë të lehtë. Në rastin kur fëmija është i vogël ekziston frika se mos e dëmton dhe për këtë arsye pret një moment kur është i hutuar ose kur fle gjumë.  Por fëmijët pak më të mëdhenj në moshë nuk të lënë tu afrohesh aq më tepër duke parë që mban në dorë gërshërë dhe çfarë nuk mendojnë.

Por një këshillë e vogël që mund t’ju ndihmojë:

Zgjidhni gjithmonë momentin pas dushit për tu prerë thonjtë fëmijëve. Kjo për shkak se thonjtë janë më të butë dhe e keni më të lehtë për të mbaruar punë shpejt./Burimi “PËR NËNAT”