Gjashtë të arrestuar për dhunë në familje për 24 orë në Kosovë

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit raportohet se kanë ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ku po ashtu bëhet e ditur se një i arrestuar i cili nuk qëndronte mirë me shëndetin mendor është dërguar në psikiatri, ndërkaq një tjetër është ndaluar për 48 orë.

Tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, pasi janë intervistuar.

Detaje nga raporti i PK-së:

Prishtinë 03.01.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte pasur sjellje agresive ndaj nënës  dhe familjes së tij. Te dyshuarit i është konfiskuar një thikë dhe pasi që i njëjti nuk qëndron mirë me shëndetin mendor, i njëjti është dërguar në psikiatri. Rasti mbetet nën hetime.

Prishtinë 03.01.2021 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka marrë tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Thika e cila është përdorur është konfiskuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të ndalet për 48 orë.

Lipjan  03.01.2021 – 16:15. Ankuesja femër kosovare raporton se ka pasur dhunë psiqike dhe fizike nga bashkëshorti i sajë, i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.

Prizren 03.01.2021 – 14:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i tij dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Është intervistuar i dyshuari i cili ka pohuar e ka sulmuar viktimën pasi që ai ka kryer vjedhje. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.