Enca shpërndan imazhe nga klipi i këngës së re, në fokus gjoksi i formësuar

Enca Haxhia është ndër artistet shqiptare, për të cilën poza provokuese janë mëse normale për t’u realizuar.

Bukuroshja brune është tejet aktive në rrjete sociale, duke ndarë herë pas here fotografi që ngjallin reagime të fansave.

Kështu, në një postim të fundit në Instagram, ajo ka zgjedhur që të vë në pah tipare e  bujshme trupore.

Derisa pozoi me një fustan unik, Enca në plan të parë ka vënë gjoksin e formësuar, për të cilin komentohet në masë të madhe.

Të njëjtat imazhe janë shkrepur nga klipi i këngës “Ndoshta”, që do të lansohet së shpejti nga artistja.

“Break Down” në anën tjetër është hiti saj veror, që erdhi në bashkëpunim me reperin Don Xhoni.