Dhurata Dora shfaqet mahnitëse në imazhet e reja

Ajo është ndër këngëtaret që viteve të fundit ka pasur shumë sukses me projektet muzikore.

Fjala është për Dhurata Dorën, e cila përmes rrjeteve sociale ndan imazhe që informojnë rreth jetës së saj.

Së fundmi, ajo ka vendosur që të mahnit 2.1 milionë ndjekësit e saj, përmes disa fotografive unike që ka realizuar.

Dhurata kësaj radhe është parë e veshur me ngjyrë rozë, duke theksuar kështu tiparet e bujshme trupore.

Pozat e marra para kamerës bënë që të ngjallen reagime nga fansat, të cilët komentuan pozitivisht paraqitjen e saj.

“Verë në dimër”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Kujtojmë se “Harrom” është hiti saj i fundit, që u prit jashtëzakonisht mirë nga admiruesit e muzikës së saj.