Dafina e lumtur në krahët e DJ Geek, ndan çaste intime me fansat

Dafina u shfaq e lumtur në përqafim të partnerit.

Dafina Zeqiri po e shijon në maksimum lidhjen me DJ Geek, i cili nuk i ndahet asaj në asnjë moment.

Së fundi, artistja ndau me ndjekësit disa imazhe, në të cilat shihet teksa merrte rreze dielli në përqafim të të dashurit, derisa ai po i dhuronte puthje.

Dafina dhe DJ Geek kohë më parë kishin deklaruar se janë ndarë, por tashmë kanë lënë pas çdo mosmarrëveshje.

Kujtojmë se Dafina Zeqiri është duke punuar rreth albumit të ri muzikor “Dafinë moj”, këngët e të cilit pritet të lansohen së shpejti.

“Mos shko”, titullohet projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri në duet me Yll Limanin.